Ramazani, muaji i vigjilencës, dita e 29-të
Ajet Kuranor: “O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.“(El-Huxhurat: 13).
Hadith profetik: “Kush i ka tre cilësi, ka gjetur ëmbëlsinë e besimit. Allahu dhe i dërguari i Tij të jenë tek ai më të dashur se çdo gjë tjetër. Ta dojë një person vetëm për hir të Allahut. Të urrejë të kthehet në mosbesim (kufr), pasi Allahu e shpëtoi, ashtu siç urren të hidhet në zjarr”.
Duaja e ditës: O Allahu im! Ti i ndëgjon lutjet e mia, të lutem o Allah më prano namazet dhe mos më ndaj prej tyre, O Allah ma mundëso që çdo namaz ta fali në kohën e vet e asnjëherë të mos më vijë puna të mos kem mundësi ta fali, dhe më bëj prej atyre që veprojnë me vepra sipas fjalës.
Thënje e urtë: Bëhuni si pema të cilën njerëzit e gjuajnë me gurë ndërsa ajo ju lëshon fruta.