Duke luftuar zvarritjen: Në shoqërim ditor me Kuranin

Zvarritjet ekzistojnë tek të gjithë – mirëpo, zvarritjet më serioze jan ato që na mbajnë larg nga rruga e Allahut dhe larg prej veprave të mira.

Është shumë interesante se si njerëzit zakonisht fillojnë zhagiten kur është në fjalë kryerja e ndonjë pune të mirë apo bërja e veprave të dobishme, por të njejtët persona i gjenë se jan të gatshëm mënjëhere kur është fjala e kryerjes së veprave të kota e të padobishme. Më kujtohet fjalë e një Imami që tha qartas se “zvarritja është nga shejtani”

Dua që ne ta trajtojmë një problem që është në rritje tek muslimanët e sotit: Zvarritja e leximit të Kuranit në baza ditore. Jemi duke e emëruar zvarritje, por në disa raste, mund t’i themi si braktisje e tërë (Allahu na ruajt nga kjo).

 

Arsyetime, arsyetime…
 

Tre këshilla praktike.

 

Zakonisht, ajo cka i bënë njerëzit të zvarrisin leximin e Kuranit në baza ditore sillet rreth këtyre gjashtë arsyetimeve:

 

1.      Mungesë t’kohës: “Jam shumë i zënë, nuk kam kohë!”

2.      Lexoj Kuran mjaft në Namza: “Çdo ditë lexoj Kuran në namaz…”

3.      Një pengesë mentale: “Unë kam dëshirë të jem në një gjendje të caktuar mentale që të lexoj Kuran, – shumë rrallë e gjej vetën në të gjendje gjatë ditës”

4.      Fajtor: “Ka kohë të gjatë që nuk e kam lexuar Kuranin, ndjemeh fajtor, nuk ma merr mendja që mund të lexoj tash, ndoshta kur të shkoj në Haxh ose gjatë Ramazanit”

5.      Pamundësia për të lexuar: “Nuk dij të lexoj Kuranin”

6.      Pamundësia për ta kuptuarit: “Unë dij të lexoj Kuranin por nuk e kuptoj, e çfar rëndësie ka nëse lexoj dicka po nuk e marr vesh”

 

Jam i bindur që shpesh i kemi ndëgjuar këto arsyetime dhe inshaAllah mëposhtë do ti trajtojmë një nga një.

 

Së pari, dua të përmendi se sa serioze është neglizhenca ndaj Kuranit. Allahu (subhanehu ëe Ta’ala) thotë në Kuran:25:30. “E i dërguari (Muhammedi Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) tha: “O Zot im, vërtet populli im e konsideroi këtë Kur’an si (diç) të hedhur!”

Imagjinoje Profetin Muhammed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) duke u ankuar për mua dhe juve në ditën e gjykimit vetëm pse e kemi lënë anash Kuranin? E pse to mos ankohet ai (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) kur ka lënë pas vete librin më të mirë, mrëkullinë e përjetshme, fjalët e Allahut në duart tona, dhe ne thjesht e vendosum atë në raftet për ta mbuluar pluhuri!

 

Shërues dhe mëshirë

 

Nuk e kam ndërmend t’iu shqetësoj për pasojat, mirpo dua tua bëj të qartë se mos leximi i Kuranit nuk është një qështje e “vogël”, më mirë e ke të mbash një shoqërim ditor me Kuranin. Thotë Allahu në Kuran: 17:82 “Ne të shpallim Kur’anin që është shërim dhe mëshirë për besimtarët, kurse jobesimtarëve nuk u shton tjetër përpos dëshpërim.”

 

Imagjinoje, cdo herë që e hapë këtë libër, do të gjesh shërim dhe mëshirë në të. Shërim dhe mëshirë për të gjitha problemet, qofshin ato shoqërore, psikologjike, emocionale etj. E si të mos jetë shërim dhe mëshirë, kur ato janë fjalët e Allahut dhe Ai vetë po thot që ky Kuran të sijell qetësi në zemër?

 

Më është treguar një ngjarje për një musliman që kishte probleme psikologjike. Ai konsultoi një numër të madh të doktorëve në vendin e tij por pa sukses. Vendosi të udhëtonte në SHBA dhe shkoj të konsultohet me një prej dotkorëve më të mirë Krishter. Pasi që doktori dëgjoi problemet e tij, ai qetë u afrua deri tek rafti, dhe mori një libër dhe iu drejtua atij: “Ju Muslimanët keni këtë libër dhe keni probleme psikologjike???”

Libri që e mbante doktori ishte Kurani adhimushan.

T’i trajtojmë arsyetimet

1.      Mungesë t’kohës: Jam i bindur se posedon 10 minuta!

2.      Lexoj Kuran mjaft në Namza: Elhamdulilah, mirë që lexon Kuran në namaz cdo ditë, mirëpo përvec nëse je Hafiz i Kuranit, sepse shumic prej nesh cka lexojmë gjat namazeve jan 5 faqet e fundit të Kuranit. Apo jo??? Të lexosh Kuran jashtë namazit, ju mundëson juve të studijoni bukuritë dhe mrekullitë e 595 faqeve të tjera. Të duhet një kohë e veçantë me Kuranin, ku ju i lexoni vetëm disa ajete dhe meditoni rreth tyre.

3.      Pengesë mentale: Bëje zakon të lexosh Kuran cdo ditë, dhe ajo “gjendja e caktuar mentale” do të vij.

4.      Fajtor: Kjo është dredhija më e madhe e shejtanit. Shejtani të përshpërit dhe thot që ti je mëkatar i madh për me u arfu me Kuranin, pse tash pas gjith kësaj kohe të gjatë, ti mundesh vetëm kur të pendohesh gjatë Ramazanit ose Haxhxhit… Këshilla ime është t’i luftosh ato vesvese të shejtanit, dhe mos lejo vehtën të bish preh e tyre kur e din se jan nga shejtani. Shfrytëzoje këtë fajësi të braktisjes së Kuranit, në një vullnet që të bësh ndryshimin. Dhe zgjidhja është shumë e lehtë, vetëm merre Kuranin dhe fillo ta lexosh. InshaAllah s’shpejti do të bish në dashuri me Kuranin.

5.      Pamundësia për të lexuar: “Kërko dikënd që din të lexon, dhe lute të mësoj Kuranin. Ka plot Xhami që organizojnë kurse të leximit të Kuranit. Regjistrohu në ato Kurse.”

6.      Pamundësia e të kuptuarit: “Regjistrohu në klasa të Kuranit, gjeje një mësues të Kuranit, fillo të mësosh Arabish, dhe merre perkthimin e Kuranit afër cdo herë që lexon Kuran.”

 

Më poshtë ke tre këshilla praktike që ta bësh zakon leximin e Kuranit përditëshmëri.

1.      Ndaje anash ca kohë që të lexosh Kuran për cdo ditë, jo më shume se 10 minuta: Po ju them jo më shume se 10 minuta, sepse nëse shkon më shumë se 10 minuta (posaqërisht në ditët e para), nuk do të kthehesh në ditën e nesërme. Është një gjë e quditshme psikologjike, mos më pytë mua! Ndaji vetëm 10 minuta për cdo ditë, qoftë para ose pas Namazit të Sabahut, duke udhëtuar, ose para se të flesh.

2.      Bëje zakon: A e dini që t’i lash dhëmbët cdo ditë në mëngjesh është zakon? Pra, merre të njejtin koncept për Kuranin. Le të jetë pjease e rutines së mëngjesit ose mbrëmjes ose si zakon që e bën gjithmonë dhe po s’e bëre ndihesh që ke lënë dicka mangu dhe ndihesh i pakënaqur nëse nuk e bën.

3.      Kurse Kuran: Kjo mvaret prej nivelit tuaj. Nëse nuk mund të lexosh Kuranin, regjistrohu në kurse që mesojnë Leximin e Kuranit. Nëse mund ta lexosh Kuranin, por nuk e kupton domethënjen, fillo të mësosh Arabish. Nëse mund të lexosh, dhe e kupton Kuranin, fillo të mësosh përmendësh. Cfardo që të jetë, t’paktën angazhohu në takime që jan të ndërlidhura për Kuranin. Subhan-Allah, Kurani është në detë i pafund i diturisë që kurrë nuk lodhesh së kërkuari ende, kështuqë fillo udhëtimin tënd që qysh sot.

 

BONUS: SI TA PËRFUNDOJ LEXIMIN E KURANIT NË 30 DITË OSE MË PAK!

 

Dua ta ndaj me juve një metodë të thjeshtë dhe praktike që do të ndihmon ta lexosh Kuranin për 30 ditë InshaAllah.

Kurani ka diku rreth 600 Faqe. Tash nëse e pjestojmë 600 faqe me 30 ditë në muaj, të bjen të lexosh 20 faqe për ditë. Cka nëse e pjestojmë me 5 namazet ditore? Të duhet ti lexosh vetëm 4 faqe para ose pas cdo namazi. Kështu që, nëse i lexon vetëm 4 Faqe nga Kurani pas cdo namazi, do ta kompletosh recitimin e Kuranit në 30 ditë. Gjithashtu, ta lexosh një faqe të Kuranit merr diku rreth 3 – 4 minuta. 3 – 4 minuta x 4 faqe = 12 – 16 minuta.

Sinqerisht nuk është shumë!

 

Po mujte të menaxhosh mirë, paramendo se si do të ndryshontë jeta juaj po ta plotësonit leximin me përkthim që ta kupton domethënjen, mesazhin dhe mesimet.

 

Para se të përfundoj edhe dicka…

Do të jemë i sinqert me ju, Kurani eshtë si një mësues i qetë që të udhëzon dhe mëson. Sa ma shumë t’i përkushtohesh atije, aq më shume ai do ti hap thesaret e tij për ju, që të ngritesh dhe t’i kuptosh gjërat si kurr më parë. Njerëzit paguajnë psikiatra, këshilltar personal,  … por ju e keni fjalën e Allahut (Azza ëexhel) në duart e juaja.

A do të fillosh këtë rrugëtim në Kuranin Adhimushan, një rrugëtim të leximit, mësimit dhe veprimit të Kuranint InshaAllah.

Porosia: Të dërgoni sa më shumë Salavat mbi Pejgamberin (Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të) e posqaërisht në këtë muaj të lindjes së tij.

Allahumme Sali ala Muhammedin wa ala ali Muhammad…

Nga: Mohammad Faris

Përktheu: Hekuran Hajdari

Leave a Comment