Cka nevojitet për të ndërtuar një ummet produktiv?

Allahu ka krijuar shumë meshkuj, por pak prej tyre jan burra. Në botë tash ka me shumë se 750 milion meshkuj që dëshmojnë në La ilaha ilAllah, por sa prej tyre jan burra të vërtetë? Sa prej tyre jan burra që jetojnë me qëllim që te lëjne një trashëgmi pas vete për të tjerët që ta pasojnë? Sa prej tyre do të jenë krijesat më produktive të kohës së tyre?

A është burr i vërtetë ai qe ecën me pantollona zhaga për tokë, ka një kerr të madh, shtëpi të madhe, por e ze namazi i sabahut në gjumë? A është burr i vërtetë ai që ka 50 punëtor, një Ferrari dhe një grua apo dy ndoshta, por kur Allahu e thërret për 5 kohët e faljes, ai nuk ia vë veshin? A është pjekuri që ta sundosh botë, por ta harrosh se Kush e krijoi atë?

Allahu i Lartesuar thotë:

Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.(24:37)

Allahu shumë mirë e qartëson se kush jan burrat e vërtetë. Kromozomet janë ato që na bëjnë meshkuj, dhe është bendëshmëria në Allahun që i bën burra ata meshkuj. Ky ka qenë rasti i atyre burrave rreth Profetit (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) dhe burrave më produktiv të kohës sonë.

Ajo se cka do të gjeni vëllezer dhe motra kur lexoni historinë tonë, është se ngritja e civilizimit Islam ka qenë e ndërlidhur ngush me burra që kishin vizion të qartë dhe bindje të fuqishme, të cilët shfrytëzuan kohën e tyre në nivelin më të lartë dhe ishin burra produktiv.

Profeti Muhammed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të) ka thënë, ‘Cdo njëri është i ndihmuar nga ana e Allahut për qëllimin për të cilin është krijuar”. (Buhariu)

Çdonjëri nga ne ka një qëllim. Ky është mbi qëllimin e përgjithshëm të krijimit, njohjen dhe adhurimin e Allahut. Ndonse, përfundimisht ne të gjtihë jemi krijuar për ta adhuruar Allahun, që nga une e deri tek pajisja që jeni duke e lexuar kete artikull.

Secili prej nesh e ka një qëllim, por sfida është, a do te jemi ne ata që e përmbushim qellimin tonë, apo do të vdesim pa e përmbushur atë qëllim?

Ndalu për një qast, mendo se për c’arsyje je krijuar? A ke menduar ndonjëherë se për cfar qëllimi është jeta jote dhe se cka do të arrijshë gjat saj? Vëllezër dhe motra, jam i sigurtë se shumica nga ne kemi shpenzuar kohë duke planifikuar se cka do të bëjmë dhe cka do të arrijmë këtë pushim, se sa që kemi menduar se cka do të arrijmë në jetën tonë?

Fuqija e të kuptuarit qëllimin personal të krijimit është madhështore. Do të jeshë i lirë nga prangat e materializmit dhe presionit shoqëror kur e ke ne mendje qëllimin se ti, si rob i Allahut, je i lindur ne këtë ditë, në këtë vend, dhe cka pritet prej teje. Po qëse e ke kuptuar atë, dije se Allahu do të të ndihmoj, siq ka thënë Profeti Muhamed (Paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të): “Cdonjëri është i ndihmuar nga ana e Allahut për qëllimin për të cilin është krijuar”. (Buhariu)

Mos i merrni këto fjalë si porosi që ta braktisni dhe injoroni botën rreth jush, më saktë kjo është një thirrje që ju ta kuptoni këtë botë. Nuk është marre të kesh pasuri, me kusht që të kesh një relacion se cfar i takon asaj, gjërat argëtuese dhe lumturia e vërtetë është në Ahiret. Kur ta kuptosh këtë do ta gjesh vehtën se nuk do të vraposh pas pasurisë, por do të përparosh në drejtim të përmbushjes së vizionit tënd që mund të ta ngrit pasurinë tënde përgjatë udhëtimit ose nuk do të ketë edhe aq rëndësi të madhe tër ty.

Produktiviteti arrinë majën kur drejtëpërdrejtë është i lidhur me qëllim. Prandaj, nëse ke mundësi ta kuptosh qëllimin, vetvetiu do të bëhesh njeriu më produktiv që ka vendi, sepse je i vetëdijshëm që je diku jetuar në një garë (luftë) kundër kohës për ta arritur vizionin tënd para se të vijë takimi me engjëllin e vdekjes. Konsideroje njohjen e qëllimit tënd nga jeta dhe rruga e te Dërguarit (Paqja dhe Mëshira e Allahut qofshin mbi të). Kur xhaxhai i tij erdhi ti ofronte atij botën, mbret të arabëve, pasuri të shumtë dhe gra më të bukura, ai tha: “Sikur t’më vendosni diellin në dorën e djathtë dhe hënën në të majtën, unë nuk do ta lë këtë fe që jam diku thirrut”

Kjo është fuqija e qellimit.

Vëllezër dhe motra, kur të jeshë i vetëdijshëm se cfar dëshiron, do e shohësh se jo veq qe ke për tu bërë më produktiv në këtë jetë të shkrutër qe ke, por do të bëhesh burr i vërtetë dhe burrnesh e vërtetë, sikur ata që i përmend Allahu. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet.(24:37)

Unë do t’ju kujtoj juve vetëm një gjë, ju e keni një qëllim të veçantë, ju duhet ta kërkoni atë, dhe kur ta gjeni do ta shihni se do të bëheni njeriu më i fuqishëm dhe më produktiv që keni menduar ndonjëherë. Dhe kjo do ta bëjë një ummet edhe më produktiv.

Sa më shumë të kemi njerëz që kan gjetur qëllimin e tyre nga Ummeti, ma produktiv Ummeti do të bëhet. Ne duhet te jemi ndryshimi qe e dojmë në vehten tonë, dhe duhet t’i ftojmë të gjithë ata që mundemi, e ti inkurajojmë të mendojnë për visionin e tyre personal, sepse Ummeti jonë do të ngritet mbi të, me vullnetin e Allahut Fuqiplotë.

Ummeti fillon nga secili prej nesh. Ejani e t’bëhemi vizionar dhe produktiv dhe të shohim se si kjo do ta ngrit (zgjon) Ummetin tonë.

Nga Azim Kidwai – Shef i zhvillimit të biznesit Mercy Mission World.
Perktheu: Hekuran Hajdari
www.productivemuslim.com

 

Leave a Comment